Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Spice Girls rikthehen së bashku, por Victoria nuk do të këndojë

Publikuar më 02 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Projektet e reja anembanë botës, një kontratë prej 10 milionë dollarësh secila dhe një reality show në horizont rikthejnë grupin e vajzave të Spice Girls . Grupi "Spice Girls" shënjoi vitet '90 me muzikën e tyre, me 85 milionë albume të shitura për ta bërë atë një nga grupet më të njohura të të gjitha kohërave, transmeton ATSH shkrimin e tgcom.

Tani Spice Girls janë të gatshëm të kthehen në skenë ,pas negociatave të shumta, fal një marrëveshje me shifrën e çmendur prej 50 milionë dollarë.'The Sun' raporton se , Victoria Beckham ka vendosur një kusht në grup: nuk është e detyruar të këndojë.

Në një takim sekret në Los Anxhelos, i cili u zhvillua për detajet e një kthimi që sigurisht do të bëj zhurmë, Geri Halliwell, Melanie C, Melanie B, Victoria Adams dhe Michelle Stephenson, do të jenë Spice Girls përsëri.

Projektet e planifikuara për këtë bashkim përfshijnë një seri emisionesh televizive në Kinë, një shfaqje të talenteve të reja dhe një album që do të festojë hitet e tyre më të mëdha.

Për të vendosur të ktheheshin së bashku, formula e kontratës ishte vendimtare: 10 milionë secila për të ringjallur një grup që bëri historinë e muzikës botërore,dhe fansat e tyre do të kenë mundësinë të këndojnë në koncerte hitet e tyre si "Wannabe","Too much", "Say You'll Be There", "Viva forever".