Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ora 30 mijë, unaza 10 mijë euro – Granit Xhaka i dashuruar pas luksit dhe brendeve të shtrenjta botërore

Publikuar më 06 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Superylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, duket se është një adhurues i madh i luksit.

Veshjet luksoze dhe akcesorë në vlera stratosferike shoqërojnë yjet tona nga do.

Pas yjeve të muzikës, janë edhe ato të futbollit që nuk e lënë më keq në këtë aspekt, e ndoshta edhe janë më të sofistikuar.

Është Granit Xhaka ai që së fundmi është parë me një orë Rolex të realizuar vetëm për të prej 18 karat ari të llojit Submariner me diamantë të bardhë e të zi.

Vlera e kësaj ore e tejkalon shumën prej 30 mijë euro.

Granit Xhaka me orën dhe unazën në fjalë, Foto: Instagram/WhatTheyWearin

Në një nga këngët e një prej reperëve tanë duke përshkrar luksin vërehet teksti: "I vjen marre dorës, kur ma sheh vlerën e orës", por ky nuk është rasti te Graniti.

Dora e tij nuk ka pse të turpërohet nga ora luksoze psi edhe unaza e tij Bulgari është super luksoze me diamantë "rose gold" speciale të vendosur sipas dëshirave të futbollistit. Vlera e kësaj unaze është rreth 10 mijë euro.

Granit Xhaka njihet për stilin e tij të shtrenjtë të jetës, kurse kjo nuk është befasi pasi ai është një prej lojtarëve më të paguar të Arsenalit.

Xhaka fiton rreth 90 mijë funte në jave të klubi londinez dhe luksi i tillë në trupin e tij nuk është për të na befasuar.