Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Gomez e pranon se vuan nga depresioni

Publikuar më 09 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Duket se lajmet e publikuara në media pak ditë më parë për këngëtaren, Selena Gomez, për gjendjen e saj shëndetësore janë të vërteta.

Në një intervistë për "Harper's Bazaar" këngëtarja e famshme, e cila së fundmi i është rikthyer dashurisë me Justin Bieber, rrëfeu se po kurohet për shkak të depresionit dhe se më në fund po arrin të gjejë paqe me veten, shkruan "TCH".

"2018- a do të jetë një vit më i mirë, sepse është ajo çfarë unë besoj dhe dëshiroj për veten time. E di shumë mirë se nuk do të mundem dot kurrë të dal prej kësaj gjendjeje dhe ta hedh pas. Nuk do të vijë ajo ditë që unë të mund të them: Hej, ja ku jam këtu e veshur mirë e bukur dhe fitimtare! Unë mendoj se është një beteje që do të më duhet ta përballoj gjithë jetën time dhe jam mësuar me këtë fakt", ka thënë ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës së saj, Selena u shpreh se pas kalimit të kësaj gjendje do të punojë shumë për të sjellë projekte të reja për fansat e saj.