Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Brigitte Bardot i cilëson "barbare" politikat për kafshët në Rusi

Publikuar më 09 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Legjenda e filmit dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve, Brigitte Bardot, ka kritikuar siç ka thënë ajo trajtimin "barbar" të kafshëve në qytetet ruse.

Fondacioni i 83 vjeçares, Bardot ka postuar një letër drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin duke shprehur shqetësimet për kafshët në rrugë në këtë shtet.

Në këtë letër ajo u referohet mizorisë ndaj kafshëve në Rusi duke thënë se, "duke pranuar këto vrasje masive, ju përkrahni barbarizmin!" transmeton REL.

Ajo ka bërë thirrje që fushatat aktuale të zëvendësohen me fushata të sterilizimit.

Bardot i ka rikujtuar presidentit Putin, se me nisjen e Kampionatit të Futbollit në Rusi në muajin korrik, "sytë e gjithë komunitetit ndërkombëtar janë të kthyer drejt jush".

Ajo po ashtu ka shprehur shqetësimet e saj për trajtimin e kafshëve të tjera në kampet në Rusi.

"Kafshët e paafta për t'u mbrojtur po mbahen në kafaze të ngushta të cilat lejohen të copëtohen nga qentë", ka thënë ajo.

"Të gjitha peticionet për të ruajtur këto kafshë kanë qenë të kota, pasi në Rusi vazhdon të jetë ligjor trajnimi i qenëve për të kapur kafshët e egra", është shprehur ajo.