Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Shpend Xani, aktori me karrierë në Amerikë

Publikuar më 27 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të shumtë kanë qenë kosovarët të cilët gjatë luftës së fundit ishin larguar nga Kosova.

Emigrimi i tyre ka qenë shumë i vështirë dhe një histori të njëjtë e bartë edhe aktori, Shpend Xani. Ai kishte shkuar në Amerikë si refugjat gjatë vitit 1999 dhe fillimet si për çdokënd ishin tejet të vështira, por që ai nuk kishte ndaluar të punonte në asnjë moment, duke mos anashkaluar as anën profesionale.

Në këtë intervistë për KTV-në, aktori Xani i cili jeton në New York shton se pavarësisht, siç e quan, 'rrëzimeve' profesionale, e rëndësishme është të ngritësh edhe të vazhdosh tutje.

Pranimin në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në vitin 1996-të, Xani e cilëson si momentin më të rëndësishëm në jetën e tij, meqë thotë se aty ka filluar gjithçka.

Përveç teatrit, aktori tregon se është fokusuar edhe në film dhe kjo për një arsye të fortë. Megjithatë, dy projektet e radhës të Xanit janë në teatër.

Duke pasur dashurinë e madhe për aktrim dhe vullnetin për të punuar, Xani do të vazhdojë në realizimin e qëllimeve dhe ëndrrave të tij. Ai është i hapur edhe për bashkëpunime me regjisorët nga Kosova e Shqipëria, me të cilët edhe ka bashkëpunuar më herët.