Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Jennifer në lidhje të re me aktorin australian Joel Edgerton

Publikuar më 28 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Jennifer Lawrence (27) dhe aktori australian Joel Edgerton (43) kanë nxitur thashethemet për një romancë të mundshme gjatë promovimit të filmit të ri Red Sparrow. Ata luajnë rolin e dashnorëve në trilerin e ri spiunues.

Tash, Jennifer dhe Joel duket se janë në lidhje romantike pas skenave të filmit.

Daily Telegraph shkruan se fituesja e Oscarit është duke u takuar me aktorin australian. Sipas gazetës nga Sydney, yjet janë parë shpesh së bashku duke ndarë momente private.

Në paraqitjen e fundit publike në Nju Jork, çifti dukej i lumtur, derisa Joel kishte vendosur dorën mbi Jennifer.

Në Red Sparrow, Jennifer shfaqet lakuriq në skena të nxehta. Duke folur për Herald Tribune, Joel tha se Jennifer është "makinë dhe ajo është e lindur për çdo gjë".

Lajmet e fundit