Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Demi Lavato dëshiron t’i rikthehet ish-partnerit

Publikuar më 02 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Askush nuk mundi t'i besonte fjalëve të bukuroshes kur pohoi se ishte ndarë i dashuri disa muaj para martesës.

Demi Lavato kishte tronditur mediat rozë kur zbuloi se më nuk e krah aktorin Wilmer Valderraman.

Por, në dokumentarin filmik të titulluar "Simply Complicated" ajo tregoi se asokohe ishte shumë e vështirë të mbante një lidhje me një person shumë më të madh në moshë.

Megjithatë, nuk dihet se çfarë ka ndryshuar për një vit, por burimet e mediave ndërkombëtare pohojnë se 25-vjeçarja dëshiron t'i rikthehet ish-të dashurit 38-vjeçar.

Periudha "single" duket se i dha mundësi të hulumtojë dhe kjo gjë e bëri të kuptojë se çfarë është dashuria e vërtetë.

Këngëtarja dhe aktori vazhdojnë të kenë ndjenja për njëri-tjetrin edhe pse momentalisht janë vetëm shokë.

Vetëm para pak ditësh ata janë fotografuar duke ngrënë drekë së bashku dhe thuhet se do t'i japin marrëdhënies së tyre edhe një shans tjetër.