Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Calvin Harris flirton me Dua Lipën (Foto)

Publikuar më 07 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Calvin Harris dhe Dua Lipa kanë shkëmbyer mesazhe dhe kanë kontaktuar që prej takimit në Brit Awards, kanë thënë shoqëria e dyshes për gazetën "The Sun".

DJ i njohur dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova janë parë duke biseduar në ahengun pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Brit Awards që u mbajt në fund të muajit shkurt, transmeton Koha.net.

Një burim i afërt me DJ e njohur skocez, emri i të cilit është Adam Wiles, ka thënë se dyshja ka kontaktuar vazhdimisht që prej asaj kohe.

"Kanë shkëmbyer mesazhe pas Brits. Calvini e ka ftuar atë në LA, ku ajo jeton, dhe ajo ka planifikuar që të udhëtojë shumë shpejt. Të gjithë mendojnë se mund të ketë diçka mes tij dhe Duas", ka thënë ky burim.

Calvin së fundmi ishte në lidhje me Taylor Swift. Ai ka pasur lidhje edhe me këngëtaren tjetër nga Kosova, Rita Ora.

Image

 

Lajmet e fundit