Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Këngëtarja Eleni Foureira heq dilemat: Jam krenare që jam shqiptare

Publikuar më 03 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila erdhi në vëmendje të mediave disa kohë më parë, pasi mohoi origjinën e saj. E njohur si Beyonce e Greqisë, ajo u sulmua nga fansat shqiptarë, e më pas u detyrua të pranonte se nëse do të kishte treguar origjinën, nuk do të arrinte dot aty ku është sot.

Në një intervistë për 'Wiwiblogs' , Eleni rrëfen se braktisi Shqipërinë gjatë luftës civile në vitin 1997.

"Ishte shumë e vështirë të lije Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri ku nuk njeh asnjë dhe je 7 vjeçe. E do të nisësh jetën nga fillimi. Ishte e vështirë, por edhe shumë e bukur. Çfarë ndodhi në jetën time, më bënë mua kjo që jam sot" u shpreh Eleni.