Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ronela flet për realizimin e këngës “Maje men”, mohon të ketë kopjuar nga Rihanna apo Katy Perry (Video)

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme, Ronela Hajati vendosi të vinte solo me projektin muzikor të titulluar "Maje men" dhe duket se këngëtarja ka goditur në shenjë, duke publikuar një projekt që do të mbahet mend.

Në një intervistë të dhënë për Top Awards, Ronela ka treguar më shumë detaje për këtë projekt muzikor, si dhe ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë realizimit të kësaj këngë. Ajo gjithashtu ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se ajo ka kopjuar në videoklip, Rihannan apo Katy Perryn.

"Për gjithë realizimin e këngës më është dashur diku rreth tre muaj, duke qenë se ka pasur shumë objekte apo skena për të ndërtuar. Plus gjatë gjithë kësaj kohe jemi marrë me zhvillimin e këngës kështu që ka qenë goxha mundim".

"Kënga flet për dashuri, për këmbëngulje në arritjen e qëllimit të vajzës që është kthimi i dashurisë së djalit. Për muzikën është kujdesur 'Tull Productions' dhe unë. Jemi marrë me çdo detaj duke e rishikuar shumë herë. Pastaj teksti është prej meje".

"Për klipin është kujdesur 'Talelli Production' dhe pjesë të tyre kanë qenë Arben Gjeropi për skenografi, si dhe Andi Murra për koreografinë. Është një video që ka pasur një staf shumë të madh. Mbase një nga klipet që ka pasur më shumë investim nga ana ime", ka treguar Ronela, transmeton Top Channel.

Duke komentuar thashethemet se klipi është kopjuar pak nga Rihanna apo nga Katy Perry, këngëtarja është shprehur: "Nuk jam marrë fare me këto detaje këtë herë. Kam shfrytëzuar çdo detaj të imagjinatës sime dhe në bashkëpunim me shumë njerëz ka dale çfarë kam dashur. I vetmi detaj që kam marrë janë duart që e kam parë në një vallëzim aziatik".

"Ky mund të quhet projekt i verës, duke qenë se vetëm një muaj na ndan nga fillimi absolut i sezonit veror. Por, ama kam dhe një projekt tjetër që e kam shumë për zemër në fund të majit", ka thënë Ronela duke i falënderuar të gjithë ata që e vlerësojnë punën e saj.