Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Nexhmije Pagarusha feston ditëlindjen e 85-të

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mbretëresha e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka një ditë të veçantë. Pagarusha, e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, feston ditëlindjen e 85-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, saqë është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

"Baresha' është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga shkrimtari Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Personalitete të shumta shqiptare i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar këngëtaren e madhe për ditëlindjen e saj.