Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Në Shqipëri modele e njohur, në Itali 'lypsare'

Publikuar më 11 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ajo është një modele e njohur në Shqipëri, e cila ka marrë pjesë në shumë projekte të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Bëhet fjalë për Ksela Lara, bionden simpatike që ka tërhequr vëmendjen me stilin e veçantë dhe bashkëpunimet e shumta me fotografin e njohur Endrit Mërtiri.

Mirëpo ndonëse në vendin tonë është mjaft e njohur, ajo i ka çuditur fansat pak më herët pasi fotografi Endrit Mërtiri i ka publikuar një foto ku shihet duke lypur.

Momentalisht ndodhet në Romë për projektin e radhës dhe duket se me grupin e saj të miqve ka bërë një shaka në rrugët e qytetit italian, transmeton MAPO raportimin e Pamfletit.

Ksela shihet e ulur në hyrje të dyqanit të markës së njohur 'Dolce Gabbana' , ku në një letër ka shkruar: "Më duhen para për D&G". Ndërsa në profilin e saj modelja ka treguar se e ka seriozisht, i duhen ato lekë për të blerë sandalet 5000 euro të markës së njohur.