Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Xhensila Myrtezaj feston një milion ndjekës në Instagram

Publikuar më 13 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka tash e sa muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Vetëm edhe pak javë, ajo pret që të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa ka treguar se pret të sjell në jetë një vajzë.

Myrtezaj është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe mund të thuhet lirshëm se është një nga personazhet më të ndjekur.

Së fundmi, ajo arriti shifrën e një milion ndjekësve në rrjetin social Instagram, me çka falënderoi fansat për këtë mbështetje kaq të madhe.

Për këtë sukses, Xhensila është befasuar me një dhuratë nga mikeshat e afërta, e kjo dhuratë ka qenë një set kozmetik me trëndafila, në mbishkrimin e së cilës shkruhej "Xhensila, një milion ndjekës".

Më pas, ajo publikoi një fotografi ku shfaqej tërësisht pa makijazh, duke treguar se sa e befasishme ishte kjo dhuratë për të në mëngjes.

"Faleminderit për të gjithë ndjekësit dhe fansat e mi", ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.