Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Cardi B mbyll Instagramin pas grindjeve me Azelia Banks

Publikuar më 26 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e njohur Cardi B, e cila së fundmi realizoi këngë bashkë me këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha, ishte në qendër të vëmendjes së fansave, pasi Azelia Banks e quajti yllin shtatzënë si një "karikaturë të gruas së zezë", gjatë një interviste për The Breakfast Club.

Komentet ofenduese të Banks kanë marrë kundërpërgjigjen e shpejtë të Cardi B, e cila ka thënë se fansat e përcjellin në Instagram për shkak të talentit të saj.

"Unë nuk zgjedh të bëhem e famshme, janë njerëzit ata që zgjedhin. Flas ashtu si flas dhe jam ajo që jam", ka thënë ajo.

Pak kohë pas kësaj, Cardi B ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram dhe llogarinë në Twitter e bëri private. Para se të fshihte "cicërimat" e saja, reperja e Invasion of Privacy kishte thënë se ka nevojë të kënaqet me shtatzëninë e saj, projektet e reja dhe partnerin e saj.

"Jam e lodhur nga këto gjëra të ndyra", ishte shprehur ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Cradi B dhe Azelia grinden mes vete. Në shtatorin e kaluar, Banks kishte quajtur Cardi një "Nicki Minaj të gjorë" duke e akuzuar atë se ka përdorur një "frymëzues të shpirtrave" për këngën e saj të njohur Bodak Yellow.

Cardi B është në pritje të vajzës së saj bashkë me Offset.