Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Përgjigja e Rihannas kur gazetarja e pyet 'a të kanë ftuar në dasmën mbretërore'

Publikuar më 15 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e njohur Rihanna, është takuar disa herë me princin Harry. Së fundmi ajo e takoi në një ngjarje të mbajtur nga Komisioni Kombëtar i Barbados për HIV/AIDS.

Se a do të ftohet ajo në dasmën e Harryt me Meghan Markle, ende nuk dihet.

Gjatë një feste që ishte organizuar ditë më parë, ku ishte ftuar edhe Rihanna, një gazetare e pyet se a e kanë ftuar në dasmë çifti mbretëror. Megjithatë, përgjigjet e Rihannas ishin të prera por edhe të arsyeshme.

"Pse mendon se jam ftuar?". Gazetarja ia kthen, "S'e di. Ti e ke takuar Harryn".

Përgjigja e fundit e Rihannas ishte, "Në rregull, ti më takove sot mua. A mendon se do të të ftoj në dasmën time", ishte përgjigja që tani po bën bujë në rrjetet sociale.