Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

I panjohuri hyri në shtëpinë e Rihannës dhe qëndroi 12 orë brenda, rrezikon 6 vjet burgim

Publikuar më 15 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një person akuzohet pasi ka hyrë në shtëpinë e këngëtares me renome botërore, Rihanna, dhe ka qëndruar brenda për 12 orë.

Eduardo Leon akuzohet për përcjellje, thyerje të shtëpisë, vandalizëm dhe rezistencë ndaj arrestimit, transmeton Koha.net. Nuk besohet se këngëtarja ishte në shtëpi gjatë këtij incidenti që ka ndodhur në Los Anxhelos më 9 maj.

Leon, i cili me origjinë është nga Fullerton, Kaliforni, akuzohet se ka kapërcyer gardhin para se të hynte në shtëpinë e këngëtares në Hollywood Hills.

Ai është arrestuar menjëherë pasi është parë brenda shtëpisë nga asistenti i këngëtares.

Dje, ai është shfaqur në Qendrën e Drejtësisë Penale të Foltzit. Ai tash rrezikon dënim maksimal prej gjashtë vjetësh burgim, nëse shpallet fajtor. Garancia e tij është caktuar në vlerë prej 135,000 dollarë dhe departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ende është duke hetuar hollësitë e këtij rasti.