Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Nëna e Ritës, Vera Ora shprehet me krenari për vajzën e saj

Publikuar më 06 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi spektakël dhe emocione mbrëmjen e të diele në sheshin "Skëndërbej" në Tiranë.

Me mijëra njerëz e ndoqën nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës, një mundësi që për shumë persona vjen rrallë.

U fol shumë se në sheshin "Skënderbej" ishin të pranishëm 250 mijë persona, por të shumtë ishin edhe ata që me komentet e tyre e hodhën poshtë këtë shifër, duke u shprehur se sheshi nuk është aq i madh për të mbajtur kaq persona.

Për koncertin e Ritës në Tiranë ka reaguar edhe nëna e këngëtares, Vera, e cila ka bërë një postim në llogarinë e saj të Instagramit.

Ajo ka postuar një foto vërtet të veçantë, ndërsa shkruan: "Kjo është një foto e botës, qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Ritës".

Nuk ka dyshim se koncerti në Tiranë ishte madhështor, ndërsa erdhi pas koncertit të madh festiv në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pas Tiranës, Rita u nis menjëherë drejt Veronas për të vazhduar me agjendën e performancave për fansat e saj anembanë botës.