Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Veliaj: Për ardhjen e Rita Orës e Ermal Metës nuk është shpenzuar asnjë qindarkë

Publikuar më 06 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pak ditë më parë dy këngëtarët e famshëm shqiptar Ermal Meta dhe Rita Ora elektrizuan publikun shqiptar me koncertet madhështore në sheshin "Skënderbej".

Ata mblodhën në shesh mijëra qytetarë për të ndjekur nga afër hitet e tyre.

Por teksa flitej se Ora dhe Meta do të vinin në Shqipëri, nisën edhe thashethemet se sa janë paguar që ata të vinin këtu.

Këtë e ka zbuluar vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, për ardhjen e dy këngëtarëve shqiptarë Rita Orës dhe Ermal Metës nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.

"Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t'u jepet mundësia të shohin një koncert falas", u shpreh kryebashkiaku në një lidhje telefonike me emisionin "Dita e 8".