Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Kim Kardashian me dedikim special për Kanye West

Publikuar më 09 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Reperi i njohur Kanye West feston ditëlindjen e tij të 41-të. Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Por urimin më të veçantë, West e mori nga bashkëshortja e tij, super ylli Kim Kardashian. Kjo e fundit, publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante në mbishkrimin e saj fjalët zemre për më të dashurin e saj.

"Gëzuar ditëlindjen zemër... Ka qënë një vit i ashpër, por ne jemi këtu dhe gjithçka është mirë! Jam krenare për ty që po arrin të realizosh albume dhe të përmbushësh ëndrrat e tua! Ti më inspiron të bëj të pamundurën realitet... Të dua!", ka shkruar Kim.

Përndryshe, çifti në fjalë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014, dhe janë ndër çiftet më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Ata janë prindër të tre fëmijëve: dy vajzave North dhe Chikago, dhe djalit Saint.