Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

David dhe Victoria Beckham i dhurojnë për bamirësi rrobat që i veshën në martesën mbretërore

Publikuar më 11 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli i famshëm anglez, David Beckham dhe gruaja e tij, Victoria, i kanë dhuruar rrobat e tyre që i kishin veshur në martesën mbretërore të princit Harry dhe aktores Meghan Markle.

Përfitimet nga shitja e rrobave të tyre do t'i dhurohen fondacionit "We Love Manchester", gjegjësisht viktimave të sulmeve me bombë në Mançester.

Martesën e princit Harry dhe aktores Meghan e kanë ndjekur milionë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa çifti Beckham ishin ndër të famshmit e shumtë që ishin pjesëmarrës.

Në këtë eveniment, David kishte veshur kostum Dior me inicialet e tij, ndërsa Victoria kishte zgjedhur një fustan të kaltër të errët nga koleksioni i saj.

Në ndërkohë në ditët e fundit është spekuluar për krisje në raportet e çiftit të famshëm britanik.

Ka pasur thashetheme për një aferë të ish-futbollistit, saqë ishte spekuluar se Victoria mendon për shkurorëzim.

Megjithatë, çifti i popullarizuar është fotografuar bashkë gjatë një spektakli të modës në Londër duke i heshtur thashethemet për ndarje.

 

Lajmet e fundit