Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Thomas Muller nxjerr në shitje librin e parë të tij për fëmijë

Publikuar më 12 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Thomas Muller ka lëshuar publikuar librin e tij të parë për fëmijët para fillimit të Kupës së Botës.

Libri për të gjithë fëmijët shfaq karrierën nga fillimet e përulura në TSV Pahl drejtë rrugës për në lavdinë me Bayern MUnich dhe Gjermaninë.

Gjermani 28 vjeçar u paraqit me krenari përkrah librit, i quajtur "Rruga ime në klubin e ëndrrave", tregoi se çfarë dëshiron të arrin përmes librit.

"Libri im i parë për fëmijë tregon për rrugën time për në klubin e ëndrrave. Libri është botuar nga shtëpia botuese Friedrich Oetinger dhe synon t'u mësojë lexuesve të rinj se leximi është argëtim ndërsa tregon historinë time se si erdha nga TSV Pahl në Munich", ka shkruar ndër të tjerash futbollisti në Twitter.

Libri është shkruar së bashku me autorin Julien Wolff dhe ilustruar nga Jan Birck.

Muller u rrit në Pahl, rreth 30 kilometra në jug të Munichut, ku mori hapat e para prej lojtarit

Ai qëndroi atje derisa mbushi dhjetë vjet para se të futej në akademinë e Bayernit pak para ditëlindjes së 11-të.