Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Lovato shtyn koncertin në Londër për shkak se është "shumë, shumë e sëmurë"

Publikuar më 12 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Demi Lovato ka shtyrë koncertin e saj (i cili është dashur të mbahet mbrëmë) në "The O2", Londër, për shkak të fryrje së akordeve të zërit të saj.

Këngëtarja e njohur amerikane është dashur të performojë në sallën "The O2", por ka shtyrë datën në minutën e fundit - duke u thënë fansave se ishte "shumë, shumë e sëmurë", transmeton Koha.net. Koncerti tani është shtyrë për datën 25 qershor.

"Po shkruaj këtu me anë të lotëve të zhgënjimit dhe frustrimit pasi që më duhet të shtyjë koncertin tim të sotëm në Londër në sallën O2 për shkak se jam shumë, shumë e sëmurë dhe me akorde vokale të fryra të cilat u ekzaminuan nga ENT (mjeku)", ka shkruar Lovato për fansat në profilin e saj në Facebook.

"Nëse vi sonte të këndoj, mund të lëndojë akordet e mia vokale dhe potencialisht do të më duhej të anulojë pjesën tjetër të turneut tim. Më vjen keq që po zhgënjej ndonjërin nga fansat e mi në Londrës të cilët kanë udhëtuar me orë të tëra me aeroplan ose veturë vetëm për të qenë këtu, dhe për të gjithë fansat që blenë biletat për ditëlindjet e tyre, pushimet ose ndonjë rast tjetër të veçantë", vazhdoi shkrimi i këngëtares.

"Që tani e ndjej frustrimin tuaj dhe unë nuk do ta bëja këtë nëse nuk do të detyrohesha absolutisht. Për të gjithë ata që kanë blerë biletat për koncertin e sotëm, do t'ju shoh në datën e ri-caktuar më 25 qershor pas koncertit në Madris and Rock In Rio. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj. Ju dua", ka përfunduar shkrimi i Lovatos drejtuar fansave.

 

Lajmet e fundit