Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Angelina Jolie afër të humbë kujdestarinë e fëmijëve

Publikuar më 13 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Angelina Jolie është rrezikuar nga humbja e kujdestarisë fizike të gjashtë fëmijëve që ka me Brad Pittin, nëse ajo nuk ndërron mënyrën se si komunikojnë ata me babanë e tyre.

Sipas një raporti të gjykatës që e ka siguruar TMZ-ja, gjykatësi i rastit të shkurorëzimit të çiftit beson se është e dëmshme për fëmijët nëse Angelina vazhdon të ndalojë komunikimet me Bradin.

Gjykatësi gjithashtu ka marrë një vendim përmes të cilit i lejohet aktorit që të telefonojë fëmijët kurdo që ata dëshirojnë - pa pasur nevojë që Angelina të kontrollojë bisedën e tyre, transmeton Koha.net.

Për fëmijët e adaptuar ai ka të drejtë që të takohet me dy prej tyre për 10 orë ndërsa do t'i marrë për katër ditë kah mesi i muajit korrik. Në fund të atij muaji Brad Pitt do t'i ketë në shtëpi për një javë.

Për Maddoxin 16-vjeçar, ai do të vendosë vetë se sa kohë dëshiron të kalojë me babanë e tij.

 

Lajmet e fundit