Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Snoop Dogg investon në kompani farmaceutike që për prodhimin e barnave shfrytëzon kanabisin

Publikuar më 03 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Snoop Dogg është një ndër këngëtarët më të famshëm amerikan në rruzullin tokësor. Artisti njihet edhe për një jetë ç'thurur dhe me plotë skandale kur bëhet fjalë narkotikëve.

Ai kurrë nuk e ka fshehur faktin se është adhurues i madh i marihuanës si llojeve të tjera të drogës, por që nuk dihet nëse i konsumon të gjitha.

Megjithatë, Snoop jo vetëm që do të reklamojë lëndë narkotike, por do të investojë në një kompani të tillë.

Këngëtari që në realitet quhet Calvin Cordozar Broadus Jr. do të investojë deri në 10 milionë dollarë në "Oxford Cannabinoid Technologies", një kompani ndërkombëtare farmaceutike, e cila po fillon përdorimin e kanabisit në përbërjen e ilaçeve.

Së fundmi, OCT ka shpallur si investitor kryesor edhe aktorin e Star Trek dhe X-Men, Sir Patrick Steëart, i cili do të investojë shumë-fishin e parave të reperit.

Ndryshe, 46-vjeçarin do ta shohim këtë vit në projekte të reja si dhe në koncerte anembanë planetit tokë.