Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

"Bad Romance" e Lady Gagas, videoklipi i shekullit sipas Billboardit

Publikuar më 30 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Bad Romance" e Lady Gagas është videoklipi më i bukur i këtij shekulli.

Miss Germanotta është gati të marrë çmimin e radhës.

Revista muzikore Billboard ka listuar 100 videoklipet më të mira të 18 viteve të fundit, të parat për shekullin e ri.

Ajo që triumfon është "Bad Romance" e Lady Gagas.

"Kohët kanë ndryshuar, por videot, ende dominojnë kulturën pop", shkruan revista prestigjioze amerikane.

Publikuar në vitin 2009 si kënga e parë nga albumi me titull "The Fame Monster", "Bad Romance" nisi menjëherë ngjitjen drejt suksesit në klasifikimet botërore dhe doli në krye në mbi 15 vende dhe në vend të dytë në Billboard Hot 100, duke shitur rreth 9.7 milionë kopje në 2010-ën.

Me regji të Francis Lawrence (regjisor i "Hunger Games" dhe "I'm a Legend"), videoklipi hyri në histori edhe për veshjet ikonike të këngëtares, firmosur nga Alexander McQueen.

Mes 100 videoklipeve më të mira, hasen emra të mëdhenj si: Madonna, Bowie, Kendrick Lamar, Taylor Swift e Christina Aguilera, shkruan syri. Por të gjithë këta emra janë jashtë dhjetëshes më të mirë.

Në vend të dytë të klasifikimit gjendet "Work It" nga Missy Elliott, me regji të Dave Meyers, me nënshkrimin e Timbalandit dhe Halle Berryt si dhe dedikimin e Aaliyah, e cila ndërroi jetë para xhirimeve.

Në vend të tretë gjendet "Untitled (How Does It Feel?)" e amerikanit D'Angelo, me regji të Paul Hunter, i cili xhiron trupin e këngëtarit në plan të parë.

Beyoncé renditet në vend të katërt me videoklipin e këngës "Formation" me regji të Melina Matsoukas, realizuar në Los Angeles dhe është e mbushur me referime ndaj uraganit Katrina që goditi New Orleansin dhe krenarinë zezake që i përgjigjet brutalitetit policor.

Në vend të pestë janë Outkast me "Hey Ya", në të cilën Billboard vlerëson ringjalljen e performancës së Beatles në Ed Sullivan Show të 1964-ës.

Më pas vijnë këngë si "We Found Love" e Rihannas dhe Calvin Harrisit në vend të gjashtë dhe "Toxic" e Britney Spearsit drejtuar nga Joseph Kahn është e shtata.

Dhjetëshen e videoklipeve më të mira e mbyllin "Weapon of Choice", nga Fatboy Slim, drejtuar nga Spike Jonze me Christopher Walker dhe videoklipi që analizon realitetin shqeto amerikan, i këngës "This is America", nga Childish Gambino, me regji të Hiro Murai.