Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

"One Kiss" e Dua Lipës në mesin e këngëve më të dëgjuara në Tomorrowland

Publikuar më 02 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një nga festivalet më të mëdha në botë "Tomorrowland" ka përfunduar, me shumë yje që kanë performuar në këtë festival të muzikës elektronike.

Edmtunes ka bërë përmbledhjen e top dhjetë këngëve që janë lëshuar më së shumti në këtë edicion të festivalit, transmeton Koha.net.

E në mesin e tyre është e "One Kiss" e Dua Lipës dhe Calvin Harrisit, që zë vendin e katërt.

Në vendin e parë është "Losing It" e Fisher, kurse vendin e dytë e zë DJ i mirënjohur Avicii që javë më parë ndërroi jetë. "Levels" është kënga e tij që zë vendin e dytë, kurse në të tretin është "Epic (Garmiani Remix)" nga Sandro Silva & Quintino.

Dhe pas Dua Lipës e Calvin Harrisit, renditet në vendin e pestë Don Diablo me "Momentum".

Top dhjetë këngën më të dëgjuara janë:

1. Fisher - 'Losing It'

2. Avicii - 'Levels'

3. Sandro Silva & Quintino - 'Epic (Garmiani Remix)'

4. Calvin Harris & Dua Lipa - 'One Kiss'

5. Don Diablo - 'Momentum'

6. Tiësto & Dzeko ft. Preme & Post Malone - 'Jackie Chan'

7. Axwell ? Ingrosso ft. Kristoffer Fogelmark - 'More Than You Know'

8. Avicii ft. Aloe Blacc - 'Wake Me Up'

9. Kid Cudi ft. MGMT - 'Pursuit Of Happiness (Steve Aoki Remix)'

10. Yeah Yeah Yeahs - 'Heads Will Roll (A-Trak Remix)'