Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Kylian Mbappe fillon ta ndjek në rrjete sociale modelen shqiptare, Lorena Halitin

Publikuar më 02 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zeshkania e bukur u bë e njohur në saje të titullit të vitit 2013, "Miss Idaho Teen USA".

Është fjala për bukuroshen shqiptare Lorena Halitin, e cila po vazhdon të bëjë karrierë në Amerikë.

Bukuria e saj duket se ka rënë edhe në 'radarin' e një prej futbollistëve më perspektiv të botës, Kylian Mbappes.

Ky i fundit ka filluar ta ndjekë për së afërmi bukuroshen tonë në rrjetin social të Instagramit.

Lorena tanimë është vetëm një nga 241 personat që francezi i talentuar 19-vjeçar ndjek në këtë rrjet social, teksa atë e ndjekin afër 16 milionë njerëz.

Mbappe së fundi është shpallur kampion bote me kombëtaren e Francës pasi mposhti në finalen Kroacinë

Ndryshe, Lorenën besohet se do ta shohim edhe në një numër më të madh të projekteve të modës.