Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Demi Lovato thyen heshtjen dy javë pas mbidozës

Publikuar më 06 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e njohur ka një mesazh për fansat e saj gati dy javë pasi pësoi një mbidozë.

Në një deklaratë të gjatë të postuar në Instagram të saj sot, këngëtarja 25-vjeçare thyen heshtjen e saj për herë të parë.

"Unë kam qenë gjithnjë transparente për varësi. Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës, është diçka që duhet të vazhdoj të kapërcej dhe nuk kam bërë ende", ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

"Dua të falënderoj Zotin që më mbajti gjallë dhe mirë. Për fansat e mi, jam gjithnjë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe që më keni dhënë. Mendimet e juaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar shumë në këtë kohë të vështirë", ka vazhduar ajo, transmeton Koha.net.

"Dua të falënderoj familjen time, ekipin tim dhe stafin e spitalit 'Cedars-Sinai' të cilët kanë qenë në anën time gjatë gjithë kësaj kohe. Pa ata, nuk do të isha këtu duke shkruar këtë letër për të gjithë ju", shtoi ajo.

"Tani kam nevojë për kohë për t'u shëruar dhe fokusuar në rrugën time për shërimin tim të plotë. Dashurinë që ma keni treguar të gjithë nuk do ta harrojë asnjëherë dhe mezi pres të vijë dita kur do të them se kam dalë në anën tjetër. Do të vazhdojë të luftojë", përfundoi letrën Lovato.

Lovato pritet të largohet nga spitali në ditët në vijim dhe të vendoset në një qendër rehabilituese për trajtim të mëtejshëm.

 

 

Lajmet e fundit