Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Tuna tregon kujt ia ka dedikuar këngën e re “Chango”

Publikuar më 07 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Altuna Sejdiu, e njohur më mirë si Tuna, ka sjell këngën më të re pas një pauze dyvjeçare.

"Chango", titullohet kënga më e re këngëtares që e ka shoqëruar me një videoklip fantastik.

Megjithëse nuk kishte dhënë shumë detaje rreth këngës së re, ajo ka zgjedhur të flas rreth saj përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, ajo ka treguar se kënga më e fundit i dedikohet të gjitha femrave që ndihen të ofenduara prej cilësimeve të ndryshme.

"Unë jam krah vajzave që flasin pistë. Ato me këmbë të zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra te egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundshme! Me e ato që nuk kane frikë ta ngritin zërin. Un jam me juve Chongas. Tani le t'i lavdërojmë gratë e këqija", ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instgram, Tuna.

Ndryshe, Tuna ka pushuar një kohë shkaku i ardhjes në jetë të djalit, Tianit, që e ka me Patris Berishën.

Ajo ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të reja gjatë këtij viti kalendarik.

 

 

Lajmet e fundit