Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua Lipa sot arrin në Prishtinë

Publikuar më 08 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sot artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të zbarkojë në Prishtinë.

Ajo do të qëndrojë për tri ditë rresht në kryeqytet, deri më datën 10 gusht, kur do të performojë në natën e parë të Festivalit Sunny Hill.

Me të mbërritur në Kosovë, Dua fillimisht do të akomodohet në "Hotel Emerald" në Prishtinë.

Më pas në orën 19:00, ajo do të mbajë një konferencë të hapur për media, duke treguar itinerarin e saj për ditët gjatë qëndrimit në kryeqytet.

Përndryshe, babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili është edhe organizator i Festivalit Sunny Hill, ndodhet prej disa ditësh së bashku me anëtarët e tjerë të familjes në Prishtinë.

 

Hera e fundit kur Dua ishte në Prishtinë, ishte i koncerti i 10 gushtit të vitit 2016, i mbajtur në parkun "Gërmia".

Këtë të premte, ajo pritet të mbajë sërish një koncert gjigant para fansave të saj shqiptarë.

 

 

Lajmet e fundit