Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rina: Unë e ktheva repin ndër femra

Publikuar më 05 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e re shqiptare, Rina Balaj, ka përsëritur qëndrimin e saj se ajo e ka kthyer repin ndër femra në Kosovë.

Në Express të KTV-së ajo ka thënë se reperet e mëhershme ishin zhdukur shpejtë.

"Është diçka e re që e kam sjellë unë. Diçka e re për publikun. Duhet ta them sërish, ka pas repere më herët, shumë më herët, kur i kisha 10 vjet, por krejt e dinë se këtë risi e kam sjell unë, për këtë kohë e për këtë po flitet më shumë për femra. Më herët ka pasur reperka, por janë harruar shumë shpejt", ka deklaruar ajo.

Sot Rina publikoi bashkëpunimin e saj me Sinboy të titulluar "Gigi".