Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua Lipa në vendin e parë në botë në iTunes charts

Publikuar më 08 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Superylli shqiptar, Dua Lipa, po shënon suksesin e madh me këngën e re.

"Electricity" është kënga e fundit e Dua Lipës që është një bashkëpunim interesant.

Në vetëm dy ditë ka arritur katër milionë klikime në YouTube, kurse projekti po shënon suksese edhe në top listën e iTunes.

Dua vet ka konfirmuar se është në vendin e parë në iTunes charts për gjithë botën.

Ky sukses i bukuroshes shqiptare vjen pas paraqitjes së saj në Prishtinë në Sunny Hill Festival.

Dua Lipa është aktualisht një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore dhe puna për projektet e saj të radhës po vazhdon.