Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Mr. Beanit nuk i pëlqejnë filmat e tij

Publikuar më 11 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktori i njohur britanik i humorit, Rowan Atkinson, thotë se ai nuk është një tifoz i filmave të tij dhe se nuk i shikon kurrë ata.

Aktori 63-vjeçar, më i njohur për rolin e tij si zoti Bean, tha në një intervistë se ai "nuk është në përgjithësi tifoz i punës së tij".

"Nuk jam tifoz i punës sime. Kjo është arsyeja përse nuk i shoh filmat e mi", tha Atkinson, duke shtuar se ai do të bënte një përjashtim nga rregulli për filmin e tij të fundit "Johnny English Strikes Again", shkruan atsh.

Filmi i ri i tij, "Johny English Strikes Again", tregon historinë e një agjenti të shërbimit sekret britanik, që pas daljes në pension përballet me një sulm në internet ku zbulon identitetin e të gjithë agjentëve të fshehtë të vendit.