Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rihanna premton se së shpejti do sjell këngë të reja

Publikuar më 13 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja 30-vjeçare nuk ka lëshuar ndonjë muzikë të re që nga 'ANTI' i vitit 2016, por ajo i ka siguruar tifozët se po punon për materiale të reja.

Ajo ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj të brendshme dhe filmimin, ndërkohë që premton se do të lëshojë disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një tifozi në Instagram, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e 'Diamonds' u përgjigj.

"Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti", ka deklaruar ajo, transmeton kp.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për projektet e saja të ardhshme muzikore, por besohet se mund të jetë duke u përgatitur për një album me dy disqe vitin e ardhshëm.