Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

"Killshot" i Eminemit e treta në "Billboard Hot 100"

Publikuar më 25 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kënga 'diss' e Eminemit, "Killshot", ndaj reperit Machine Gun Kelly është radhitur në vendin numër 3 në toplistën e Billboardit - "US Billboard Hot 100".

Kjo këngë 'diss' është përgjigja më e madhe e Eminemit deri më sot për konfliktin që ka me Kellyn, transmeton Koha.net.

Pas lansimit të albumit të ri të Eminemit, "Kamikaze", Kelly ka publikuar 'diss-in' e tij "Rap Devil", por pas tij edhe Eminemi ia ka kthyer përgjigjen atij me "Killshot".

Megjithëse cilësia dhe armiqësia e dy 'diss'-ave ka ndarë fansat, tërheqja e vëmendjes rreth këtyre këngëve del të jetë e suksesshme.

"Killshot" do të jetë në vendin e tretë të "US Billboard Hot 100", duke shënuar single-n e 20-të të Eminemit në Hot 100.

Gjithashtu, kjo këngë bëri bujë të madhe në YouTube duke arritur debutimin më të madh të hip-hop këngës në historinë e këtij kanali të famshëm.