Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Gisele flet 13 vite më pas për ndarjen me DiCaprio

Publikuar më 28 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gisele Bundchen në librin e saj të ardhshëm "Lessons: My Path to a Meaningful Life", flet për karrierën edhe ulje-ngritjet në jetën e saj, përfshi dhe disa lidhje të famshme në të shkuarën.

Mes tyre është edhe ajo me Leonardo DiCaprio. Në një intervistë për "People" për të promovuar romanin autobiografik, modelja 38-vjeçare është hapur për publikun, duke treguar ankthet që ka pasur pas një fluturimi turbullues në 2003, dhe madje mendimet për t'u vetëvrarë, transmeton tch.

Ajo ka thënë se është ndjerë e "pafuqishme" në trupin e saj derisa pas disa vizitave te doktori, top modelja vendosi të rishohë stilin e jetës, përfshi dhe lidhjet e saj. Në atë kohë Gisele kishte një lidhje me Lenardo DiCaprio me të cilin ishte lidhur që në 1999. Të dy kanë pasur një lidhje tërhiq e mos e këput, dhe Gisele thotë se nisi të ndjehej "vetëm" pikërisht kur jeta e saj po transformohej, derisa të dy u ndanë në 2005. Nga ajo lidhje ajo thotë se nuk ka pengje, përkundrazi më herët ajo ka thënë se ka pasur një lidhje të mirë me DiCaprio, duke shpejguar se të dy kanë qenë shumë të rinj, janë rritur bashkë në shumë aspekte.

"Të gjithë ata që kalojnë në rrugën tonë janë mësues, vijnë në jetët tona për të na treguar diçka për veten tonë. Dhe mendoj se kështu ka qenë dhe kjo për mua: e nderoj për atë që ishte", ka thënë Gisele.