Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Yjet e muzikës bashkojnë forcat kundër 'Brexit'

Publikuar më 08 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Artistët e famshëm, Rita Ora dhe Ed Sheeran, i janë bashkuar kampanjës kundër marrëveshjes së "Brexit".

Përmes një letre ata kanë paralajmëruar kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May se "Brexit" do të ishte një katastrofë për kulturën e këtij vendi.

Sipas tyre nëse arrihet marrëveshja për "Brexit" atëherë do të ishte njëjtë sikurse kultura e Britanisë së Madhe të futej në burg.

Kampanja e nisur nga Bob Geldof është mbështetur nga artistët britanik. Sipas Bob me "Brexit" Britania do të shndërrohej në një vend pa muzikë.