Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Me vetëm 20 të ftuar, martohet vajza e George W. Bush

Publikuar më 10 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Barbara Bush është martuar zyrtarisht! Vajza e ish-presidentit amerikan është martuar në moshën 36-vjeçare me skenaristin dhe aktorin Craig Louis Coyne.

Motra  saj, Jenna Bush Hager ka celebruar çiftin në martesë. Drejt altarit e ka shoqëruar babai, George W.Bush. Kjo ishte një ceremoni private me vetëm 20 persona të ftuar. Ceremonia është zhvilluar në një vend special për familjen Bush. Bregu i Maine nuk është një vend i zgjedhur rastësisht nga çifti.

Gjyshi i Barbaras, George dhe gjyshja e cila vdiq 6 muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, janë fejuar pikërisht në këtë vend.

Barbara ishte një nuse e thjesht, por plot CLASS me një fustan saten me rripa. Me siguri vajza e madhe e ish-presidentit i është përshtatur me fustanin ceremonisë private që ata kanë zgjedhur të bëjnë!