Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Victoria qan dy ditë për shkak të deklaratës së Beckham

Publikuar më 23 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-modeli Victoria Beckham ka qarë dy ditë për shkak të deklaratës së bashkëshortit të saj David Beckham se martesa është "një punë e lodhshme kur zgjat një kohë të gjatë".

"Kur jeni i martuar për një kohë të gjatë, bëhet një punë e vështirë. Gjërat bëhen të ndërlikuara", tha Beckham.

Miqtë e familjes Beckham vunë në dukje se pas kësaj deklarate, Victoria shkoi në për pushime në Gjermani, prej nga lansoi një foto në Instagram.

"Ajo nuk ka asnjë ide pse gjërat e tilla të ndjeshme në lidhje me martesën e tyre janë sjellë në publik. Kur ajo mësoi për deklaratën e tij, në shtëpinë e tyre dukej sikur shpërtheu bomba bërthamore", tha një mik i familjes