Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj

Publikuar më 24 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë sukseset e albumit të saj të fundit, "Expectations".

"I'm a mess" është kënga më e suksesshme e këtij albumi, e cila është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane.

Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory disa imazhe, ku ndër të tjerash shfaqte vathin në veshin e saj, i cili ishte i artë dhe me simbolin e shqiponjës.

Me këtë, ajo vërtetoi edhe njëherë ndjenjat e saj të patriotizmit, të cilat nuk e ka pasur problem t'i shfaqë asnjëherë.

Rexha ka treguar me krenari se është shqiptare, dhe madje ruan miqësi shumë të mirë me dy koleget e saj nga Kosova por të famshme në tregun ndërkombëtar: Dua Lipa dhe Rita Ora.

Bebe Rexha ka lindur në New York, dhe është rritur në një familje shqiptare me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.