Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Harry dhe Markle nuk do të jetojnë në Pallatin Mbretëror

Publikuar më 27 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pallati Kensington njoftoi se Princi Harry dhe Megan Markle, Duka dhe Dukesha e Sussexit, do të lëviznin në një shtëpi të re në pronën Windsor.

Dyshja do të lëvizin në kështjellën e Frogmore Cottage Windsor, ku do të përgatiten për lindjen e fëmijës së tyre të parë që pritet të vjen në jetë në pranverë, raporton AP.

Në të njëjtën vend në muajin maj u organizua pritje për rreth 200 zyrtarë me rastin e dasmës së Harryt dhe Meghanit.

Pallati mbretëror njofton se "Windsor është një vend i veçantë" për çiftin mbretëror dhe se ata janë mirënjohës që do të jetojnë në këtë pronë.

Kalaja Windsor është një nga shtëpitë më të preferuara të Mbretëreshës Elizabeta II. Ajo është e rrethuar nga një hipodrom dhe ka një kopsht të madh.

Harry dhe Meghan do të jetojnë në pallatin e Windsorit, por do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë për Kesington ashtu sikurse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, William dhe Kate me fëmijë.