Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Eda Zari sjell në Prishtinë një "Udhëtim dimëror" në prag të festave të fundvitit

Publikuar më 28 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Më 1 dhjetor me fillim nga ora 20:00 në Teatrin Oda, rikthehet Eda Zari, për një koncert të radhës.

Eda Zari feat. Rhani Krija, Gert Kapo, Visar Kuçi, Ilir Bajri, Hayden Chisholm sjellin "Udhëtim dimëror - Spiritual Jazz - kanellë dhe verë", në Teatrin Oda, aty ku do të lexojë Sokol Çunga.

Një program i pazakontë përmbush dëshira të vogla nostalgjike muzikale dhe kyçet me përmasën shpirtërore në muzikë, transmeton KultPlus. Përmes aranzhimeve të larmishme xhaz gërshetohen melodi aq të njohura, që tingëllojnë familjare, dhe përgatisin shpirtin për sezonin e festave të fundvitit.

Dimensioni shpirtëror në muzikë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndaj shkojmë muzikalisht pas në histori, për të njohur vlerën e ritualeve, festave, simbolikave.

Ritualet që ngrohin zemrën janë gjithmonë të mira. Nuk janë domosdo vetëm pikëpamjet e tradicionale fetare. Janë, bashkë me to, dhe ato rituale laike që japin shembuj, na tregojnë, së pari, si të paqtohemi dhe të festojmë të gjithë së bashku, në emër të dashurisë dhe paqes.

"Ja na erdhi viti i ri", "Silent Night" janë këngë të njohura për çdo moshë. Pothuajse kushdo mund të këndojë nën zë e me zë duke bërë të pranishme ndjesinë e bredhave plot borë, të nuhasim biskotat e sheqerit që vijnë nga furra, të shohim dritaret e kuzhinës me avull. Dëshirojmë t'ju kënaqim, ndonëse sezoni i festave ende nuk ka filluar, duke ju sjellë përjetimin e një nate dimri me tinguj nga muzikantë të përkushtuar, dhe "Përralla nga e shkuara"!", thuhet në njoftim.