Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rita Ora uron 28 Nëntorin me pamje nga koncerti i 10-vjetorit të Pavarësisë

Publikuar më 29 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, e njohur si një ndër këngëtaret më të mira të viteve të fundit në muzikën botërore, nuk kishte si të mungonte sot në ditën e shënuar për të gjithë shqiptarët anembanë globit.

Ajo ka zgjedhur që t'i urojë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, ditën e Pavarësisë, me një video të publikuar në profilin e saj në Twitter, në të cilin shihen pamjet nga koncerti i saj në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

"Urime 28 Nëntori", ka shkruar ylli shqiptar në këtë postim.