Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Gra të suksesshme që festuan në mënyrë të veçantë Ditën e Flamurit

Publikuar më 30 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një grup i grave të profileve të ndryshme që japin kontribut në shumë sfera, si dhe në forcimin e identitetit të kombit shqiptar, këtë 28 Nëntor janë mbledhur në Grykë të Rugovës për ta kremtuar Ditën e Flamurit dhe shtetësinë e Shqipërisë.

Ideatorja e organizimit të këtij kremtimi, aktorja Vlora Nikçi, i ka mbledhur në bjeshkët e mbuluara më borë: aktore, këngëtare, gazetare dhe politikane, të cilat kanë prezantuar veshjet tradicionale të trevave të ndryshme shqiptare, transmeton KTV.

Në këtë ngjarje të shoqëruar me ushqim tradicional, zonjat kanë rrëfyer disa tregime për gratë heroina, kontributi i së cilave në rreshtat e historisë tonë të dominuar nga burrat, përmendet fare pak.

©