Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Michelle e këshillon dukeshën Meghan për veprimet e saj, tashmë kur është në qendër të vëmendjes

Publikuar më 04 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, i ka ofruar disa këshilla të mençura për Meghan Markle lidhur me përshtatjen në jetën që e pret, ku do të jetë në qendër të vëmendjes.

"Ashtu si unë, Meghan Markle as që ka ëndërruar se do të ketë një jetë si kjo. Presioni që ndjeni te vetvetja, por edhe te të tjerët, nganjëherë mund të jetë i tepruar".

Meghan Markle dhe princi Harry (Foto: Ben Birchall - WPA Pool / Getty Images/Guliver)

"Këshilla ime më e madhe do të ishte që Meghan t'i marrë kohë vetes (të mendojë mirë) para se të flasë apo të bëjë diçka", ka thënë zonja Obama për Good Housekeeping Magazine, transmeton BBC.

Michelle ka qenë nismëtare e shumë proceseve pozitive gjatë tetë viteve të saja në Shtëpinë e Bardhë, në veçanti duke i kushtuar rëndësi ushqyerjes dhe shëndetit të fëmijëve.

"Muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë i kam kaluar duke u shqetësuar për vajzat, duke u kujdesur për fillimin e tyre të mirë në shkollë dhe formimin e shoqërive, para se të vendosja për të nisur ndonjë punë ambicioze", ka treguar 54-vjeçarja.

Vlen të theksohet se Meghan tashmë është përfshirë në disa projekte humanitare prej se është bërë pjesë e familjes mbretërore.

Ndër to, vlen të theksohet gatimi i ushqimit që bëri për të pastrehët, të cilët i kanë humbur shtëpitë e tyre në zjarrin në Grenfell.

Dukesha e Sussexit pritet të bëhet nënë në pranverë, ndërsa më herët ka thënë se së bashku me princin Harry do të zhvendosen në shtëpinë e re në afërsi të Windsorit.

Kjo lëvizje ka nxitur shumë kundërthënie, ndërsa tabloidet kanë spekuluara se Markle ka shumë mosmarrëveshje me gruan e princit William, Kate Middleton.