Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Yjet shqiptare në sfilatën e e Victoria's Secret krahas yjeve botërore (Video)

Publikuar më 05 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shtëpia e famshme e modës, Victoria's Secret, këtë shtunë ka prezantuar linjat e veshjeve edhe veshmbathjeve të saj më të fundit.

Në mesin e super-modeleve të kësaj shtëpie të modës, të ftuar kanë qenë edhe këngëtaret me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Të dyja kanë bërë një performancë "live" të jashtëzakonshme me këngët e tyre të famshme, transmeton Koha.net. Ora ka kënduar këngën "Let You Love Me", e cila është pjesë e albumit të saj më të ri "Phoenix", ndërsa Rexha ka performuar këngën "I'm A Mess".

Ora dhe Rexha në kanalin YouTube kanë publikuar performancat e tyre gjatë kësaj mbrëmje, të cilat kanë mahnitur publikun. Po ashtu, teksa ato performonin, 'engjëjt' e kësaj shtëpie të modës sfiluan për mrekulli dhe u kënaqeshin me tingujt e këngëve të yjeve shqiptare.