Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Michelle Obama gruaja amerikane më e admiruar, e kalon edhe Hillary Clintonin

Publikuar më 28 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Michelle Obama ka rrëzuar pas 17 vjetësh Hillary Clinton-in nga froni i gruas më të admiruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Clinton, ish-kandidate presidenciale, Sekretare Shteti dhe Zonjë e Parë, u rendit e treta në sondazhin e Gallup-it. E dyta përpara saj ishte moderatorja Oprah Winfrey.

Michelle Obama e fitoi me diferencë të madhe anketimin e këtij viti. Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej gjithmonë e dyta pas Clinton-it, por këtë herë më në fund arriti ta përmbysë dominimin e saj. Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, ish-Presidenti Barack Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar, duke kaluar sërish pasardhësin e tij, Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.

Sondazhi zhvillohet çdo vit që prej vitit 1946, duke munguar vetëm një herë, në vitin 1976.