Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Greta Koçi: Nuk mund ta shpikë të dashurin që nuk e kam

Publikuar më 02 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë. Megjithëse Greta është në skenë që kur ishte 16 vjeçe, Greta e ka mbajtur të fshehtë jetën e saj private.

Kjo çështje duket se u ka interesuar shumë ndjekësve të saj në Instagram, ku njëri prej tyre e pyet hapur se pse nuk e bën publike lidhjen e saj.

"Unë nuk mund të të përgjigjem për të tjerët, por për veten po të them që s'e kam problem dhe të jesh i sigurt që kur ta kem "njeriun" e duhur në krah absolutisht do ta dini. Por kur s'kam, s'kam, s'mund ta shpik". është përgjigjur Greta.