Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ramë Lahaj krenar që ishte pjesë e UÇK-së, tash tenor me famë botërore

Publikuar më 24 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ramë Lahaj, tenori tashmë me famë botërore, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat. Duke u nisur nga shembulli i tij a ka shkruar " Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat..."

Më poshtë postimi i plotë i Ramë Lahajt:

20 vjet ndryshim.

Ushtar në luftë, ushtar në paqe.

Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s'shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t'fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.

Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.