Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Era Istrefi udhëton në Los Angeles për klipin e ri, shfaqet atraktive gjatë xhirimeve

Publikuar më 27 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, nuk po i ndalet punës rreth projekteve të reja.

Ditë më parë, ajo përfundoi xhirimet e një klipi muzikor, i cili do të dalë shumë shpejt, e që do të jetë bashkëpunim me motrën e saj, Norën.

Ndërkohë, Era është duke punuar fuqishëm edhe për tregun ndërkombëtar, pasi ka realizuar edhe një këngë tjetër me producentë të huaj.

Këngëtarja shqiptare ka udhëtuar nga Kosova në Los Angeles për të realizuar xhirimet e këtij klipi, që do të jetë shumë shpejt i gatshëm për fansat.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga xhirimet, ku është shfaqur mjaft atraktive dhe tërheqëse.

Nga pamjet, duket se Istrefi do të vijë me një performancë mjaft të veçantë, duke sjellë atmosferën e plazheve të Miamit.

E veshur në një ansambël ngjyra, Era duket se ka zgjedhur të shfaqet plot me stil dhe shije në këtë klip, i cili do të jetë i radhës për tregun internacional.